Rasti i gjykimit të Agim Ademit, Ahmeti zbulon se si reagoi UEFA

Rasti i gjykimit të Agim Ademit, Ahmeti zbulon se si reagoi UEFA

Sport December 09, 2019 - 00:01
Detajet

Federata e Futbollit të Kosovës së fundmi është njëra ndër temat më të përfolura në Kosovë.

Protagonisti i gjithë kësaj është Arianit Ahmeti, i cili e ka publikuar kandidaturën e tij për kryetar të FFK-së, raporton Zëri.info.

Ahmeti, ish-zëvendës/sekretar në FFK, pretendon se kryetari aktual ka mandat dy-vjeçar, ndërsa ky i fundit pretendon për katër-vjeçar.

Arianit Ahmeti në mes të tjerash ka komentuar edhe shpalljes së aktgjykimit ndaj Agim Ademit, duke zbuluar se çfarë i ka thënë UEFA Eroll Salihut për këtë rast.

Image

"Zyra e UEFA-s ka thirrur Eroll Salihun menjëherë pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Agim Ademit", ka thënë Ahmeti në 'Dueli Sportiv', përcjell Zëri.info.

"Atij i kanë thënë se postin duhet ngrirë për shkak të imazhit të futbollit", zbuloi Ahmeti.

"Për këtë flisni edhe me Erollin", shtoi ai./Zëri.info