West Ham 1, Arsenal 3: Aubameyang më i miri, habit nota e Granit Xhakës

West Ham 1, Arsenal 3: Aubameyang më i miri, habit nota e Granit Xhakës

Sport dhjetor 09, 2019 - 23:04
Detajet

Pas një serie të dështuar, Arsenali e ka gjetur më në fund rrugën e fitoreve.

Në ndeshjen derbi të Londrës, Arsenali ka arritur ta mposhtë rivalin lokal West Hamin me rezultat 1:3, shkruan Zëri.info.

Në ndeshjen e zhvilluar në 'London Stadium', pjesa e parë u mbyllë me rezultat 1:0 pas golit të Ogbonna ('38).

Megjithatë, në pjesën e dytë u kthye Arsenali dhe shënoi tre gola për nëntë minuta përmes Martinelli ('60), Pepe ('66) dhe Aubameyang ('69).

Image

Tashmë 'WhoScored', portali prestigjioz i statistikave ka publikuar notat e futbollistëve për këtë ndeshje.

Mesfushori nga Kosova u vlerësua me një notë prej 6.3 për një paraqitje solide në mesfushë.

Kurse, më i miri sonte ishte Aubameyang me 7.9, ndërkaq më i dobëti portieri vendas Martin me notën 5.2.

Image

Me këtë fitore, Arsenali ngritet në vendin e nëntë me 22 pikë të tubuara.

Kurse, West Hami bie në vendin e 16-të me 16 sosh./Zëri.info