Handanovic flet pas eliminimit nga Championsi: E kemi merituar të kalojmë tutje

Handanovic flet pas eliminimit nga Championsi: E kemi merituar të kalojmë tutje

Sport December 10, 2019 - 23:25
Detajet

Interi pësoi disfatë 2:1 në shtëpi nga Barcelona, duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve, derisa tash do të luajë në fazën nokaut të Ligës së Evropës, transmeton zeri.info

Portieri i Interit, Samir Handanovic ka thënë se me paraqitjet e treguara në grup, klubi italian e kishte merituar kualifikimin.

“Paraqitjet tona në ndeshjet e grupit kanë treguar që ne e kemi merituar të kalonim tutje, por fatkeqësisht ne kishim disa ulje dhe ngritje gjatë ndeshjeve të njëjta”, ka thënë Handanovic.

“Ne dhamë gjithçka tonën, tash duhet të shohim përpara”, shtoi ai./Zëri