Mbyllet faza e grupeve, kështu duken tabelat e grupeve A, B, C dhe D

Mbyllet faza e grupeve, kështu duken tabelat e grupeve A, B, C dhe D

Sport December 11, 2019 - 23:10
Detajet

Atletico Madridi është skuadra e fundit që e ka siguruar kualifikimin në mesin e 16 skuadrave më të mira të Ligës së Kampionëve, transmeton zeri.info 

Klubi spanjoll triumfoi 2:0 në shtëpi ndaj Lokomotivës së Moskës, duke e siguruar kualifikimin tutje nga pozita e dytë në grupin D.

Në takimin tjetër të këtij grupi, Juventusi, që e kishte siguruar më herët kualifikimin nga pozita e parë, triumfoi 2:0 në udhëtim te Bayer Leverkuseni.

Në grupin A, Paris Saint-Germaini dhe Real Madridi korrën fitore.

PSG-ja triumfoi 5:0 kundër Galatasarayt.

Ndërkohë, Real Madridi fitoi 3:1 në udhëtim te Club Brugge.

Në grupin B, Bayern Munichu e mbylli grupin me 6 fitore, derisa triumfoi me shifrat 3:1 ndaj Tottenhamit në ndeshjen e fundit në grup.

Bayerni dhe Tottenhami e kishin siguruar më herët kualifikimin tutje.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Olympiacosi fitoi 1:0 ndaj Crvena Zvezdës dhe do t’i vazhdojë garat në Ligën e Evropës.

Liga e Kampionëve

Grupi A

C. Brugge – R. Madrid           1:3

PSG – Galatasaray      5:0

Tabela

1. PSG 6          16

2. R. Madrid   6          11

3. C. Brugge    6          3

4. Galatasaray 6          2

Grupi B

Bayern M. – Tottenham          3:1

Olympiacos – C. Zvezda        1:0

Tabela

1. Bayern M.   6          18

2. Tottenham   6          10

3. Olympiacos 6          4

4. C. Zvezda   6          3

Grupi C

Dinamo Z. – Man City            1:4

Shakhtar – Atalanta    0:3

Tabela

1. Man City     6          14

2. Atalanta      6          7

3. Shakhtar      6          6

4. Dinamo Zagreb       6          5

Grupi D

A. Madrid – Lokomotiv M.    2:0

B. Leverkusen – Juventus       0:2

Tabela

1. Juventus      6          16

2. A. Madrid   6          10

3. B. Leverkusen         6          6

4. Lokomotiv M.         6          3