Tottenhami u mposht nga Bayerni, Mourinho befason me fjalët e tij

Tottenhami u mposht nga Bayerni, Mourinho befason me fjalët e tij

Sport December 11, 2019 - 23:33
Detajet

Tottenhami u mposht në udhëtim te Bayern Munichu në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan zeri.info

Londinezët pësuan me shifrat 3:1, derisa më herët e kishin siguruar kualifikimin nga pozita e dytë në grupin B.

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho ka thënë se ishte një ndeshje e mirë për të.

“Një ndeshje e mirë për mua”, tha Mourinho.

“Nuk dua të flas për konkluzione sepse është një fjalë e fortë, por do të thosha një informacion të rëndësishëm. Do t’iu jap një shembull pozitiv sepse janë më të thjeshtë.Sot mësova shumë për Juan Foythin. Ai nuk luajti asnjë minutë për mua deri sot dhe mësova më shumë në këto 90 minuta sesa në dy apo tri javët në stërvitje. Asnjë konkluzion, por informacion i mirë”, shtoi ai.

“Ne nuk donim një rezultat që na lë hije, por mendoj gjëra pozitive për shumë prej djelmoshave./Zëri