Vëmendja kah Akil Gjakova, ja kur do të garojë xhudisti kosovar në Kinë

Vëmendja kah Akil Gjakova, ja kur do të garojë xhudisti kosovar në Kinë

Sport December 12, 2019 - 10:40
Detajet

Në Qingdao të Kinës, po vazhdon të zhvillohet gara e fundit për këtë vit në xhudo ‘World Judo Masters’.

Kosova në këtë garë po përfaqësohet nga Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Akil Gjakova, raporton Zëri.info.

Distria Krasniqi ka arritur sukses të madh në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Image

Xhudistja kosovare fitoi medaljen e artë pasi në finale shënoi fitore ndaj mongolozes Ganbaatar.

Nga ana tjetër, Nora Gjakova ngeci që në rrethin e parë duke u eliminuar nga koreania Jisu Kim.

Ndërkaq, Akil Gjakova do të garojë nesër.

Image

Xhudisti nga Kosova do të përballet me gjermanin Anthony Zingg, derisa Akili në fund synon ta mbarojë këtë kampanjë me ndonjë medalje./Zëri.info