'Kosova gjithandej në Kinë', Driton Kuka reagon pas triumfit të Distria Krasniqit në Kinë

'Kosova gjithandej në Kinë', Driton Kuka reagon pas triumfit të Distria Krasniqit në Kinë

Sport December 12, 2019 - 11:04
Detajet

Distria Krasniqi është shpallur fituese e medaljes së artë në ‘World Jurdo Masters’.

Xhudistja nga Kosova është përballur në finale me mongolezen Ganbaatar, raporton Zëri.info.

Krasniqi ka arritur që të triumfojë përballë Ganbaatar në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Image

Pas triumfit të Distrias, ka reaguar edhe trajneri i saj Driton Kuka.

Trajneri i mirënjohur kosovar përmes një reagimi në rrjetin social ‘Facebook’, është shprehur i lumtur me suksesin e Distria Krasniqit.

Shkrimi i plotë i Kukës:

Pak vëmendje ju lutem. Kosova gjithandej në Kinë. Urime e arta Distria. Dhuratën më të bukur të ditëlindjes ia dhurove vetes me djersë e mund por jo vetëm. Shqiptarët në mbarë botën krenar me ty. Trajneri në veçanti”.

Ndryshe, kjo garë është e fundit për këtë vit, derisa Kosova po përfaqësohet nga Distria Krasniqi, Nora dhe Akil Gjakova.

Nora Gjakova u eliminua në rrethin e parë, derisa Akili garon nesër./Zëri.info