Ky është reagimi i Ramush Haradinajt pas medaljes së artë të Distria Krasniqit në Kinë

Ky është reagimi i Ramush Haradinajt pas medaljes së artë të Distria Krasniqit në Kinë

Sport December 12, 2019 - 11:12
Detajet

Sot xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka arritur ta fitojë medaljen e artë në Masterin e Xhudos që u mbajt në Kinë duke bërë kështu që flamuri ynë të ngritet në njërin nga vendet më të fuqishme në botë e që ende nuk e ka njohur Kosovën, shkruan Zëri.info.

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj pas këtij suksesi është ndjerë shumë I lumtur derisa ka pasur një urim të veçantë për këtë sukses.

“E shkëlqyeshme, e mrekullueshme dhe e Artë, kjo është xhudistja jonë, Distria Krasniqi, që na bëri krenarë me fitoren e medaljes së artë në Mastersin e xhudos, në Qingdao të Kinës.

Çdo fitore e sportistëve tanë, është fitore dhe lartësim i imazhit të Kosovës nëpër botë. U jemi borxhli për secilin sukses tuajin që na jepni emocion të veçantë. Faleminderit!”, ka shkruar Ramush Haradinaj. /Zëri.info

Image