Momenti kur flamuri i Kosovës ngritët lart në shtetin që nuk na ka njohur

Momenti kur flamuri i Kosovës ngritët lart në shtetin që nuk na ka njohur

Sport December 12, 2019 - 11:24
Detajet

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në ‘World Jurdo Masters’.

Xhudistja nga Kosova është përballur në finale me mongolezen Ganbaatar, raporton Zëri.info.

Krasniqi ka arritur që të triumfojë përballë Ganbaatar në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Image

Pas triumfit të Distrias, flamuri i Kosovës u ngrit lart në Kinë.

Flamuri i Kosovës u ngrit përkrah atij të Rusisë, Mongolisë dhe Francës.

Ndryshe, kjo garë është e fundit për këtë vit, derisa Kosova po përfaqësohet nga Distria Krasniqi, Nora dhe Akil Gjakova.

Nora Gjakova u eliminua në rrethin e parë, derisa Akili garon nesër./Zëri.info