I shënoi gol edicionin e kaluar, Bayerni i frikësohet Milot Rashicës

I shënoi gol edicionin e kaluar, Bayerni i frikësohet Milot Rashicës

Sport December 14, 2019 - 11:26
Detajet

Werder Bremeni sot nga ora 15:30 do ta zhvillojë njërën nga ndeshjet më joshëse të këtij stinori në Bundesliga, pasi në shtëpi të vetë u shkon kampionëve të Gjermanisë, Bayern Munichut madje me synim fitoren, shkruan Zëri.info.

Werderi nuk po kalon momente shumë të mira sa i përket pozitën në tabelë kështu që pikët nga ndeshja e sotme do të ishin motiv i madh për takimet e radhës dhe kjo është arsyeja që skuadra është mobilizuar maksimalisht për të marr maksimumin sot.

Padyshim e gjithë vëmendja është te ylli shqiptar i Werder Bremenit, Milot Rashica i cili është i njohur për skuadrën e Bayernit pasi edicionin e kaluar në garat e Kupës së Gjermanisë i shënoi gol të bukur dhe pikërisht këtu vlerësohet frika më e madhe nga ana e bavarezëve.

Rashica do të jetë titullar dhe mbetet të shihet sot nëse  do të vazhdojë formën e mirë që ka treguar ndaj skuadrave të mëdha. /Zëri.info