Liverpool - Watford, super-lajm për Xherdan Shaqirin

Liverpool - Watford, super-lajm për Xherdan Shaqirin

Sport December 14, 2019 - 12:38
Lajmet e fundit nga sporti

Liverpooli do të pres Watfordin në kuadër të xhiros së 17 në Ligën Premier.

Do të jetë kjo një ndeshje mes vendit të parë në tabelë që mbahet nga të kuqtë dhe vendit të fundit që ndodhet Watfordi.

Skuadra e Jurgen Klopp ka shtatë fitore radhazi dhe synon që sot ta marrë të tetën.

Në anën tjetër Watford që është në kërkim të pikëve të shpëtimit, udhëton drejt Anfieldit për të shkaktuar befasi.

Ylli kosovar Xherdan Shaqiri në këtë takim është në fushë nga minuta e parë.

Formacionet zyrtare:

 

Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Milner, Henderson, Wijnaldum, Shaqiri, Mane, Salah, Firmino.

Watford: Foster, Mariappa, Kabasele, Cathcart, Femenia, Doucoure, Capoue, Sarr, Hughes, Deulofeu, Deeney.