Enis Bardhi me gol spektakolar i siguron fitoren Levantes

Enis Bardhi me gol spektakolar i siguron fitoren Levantes

Sport December 14, 2019 - 14:57
Detajet

Futbollisti shqiptar që mbron ngjyrat e Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi ka shënuar një gol shumë të bukur për Levanten në sfidën ndaj Granadas për rezultatin 2:1, gol ky që edhe vendosi faktin e kësaj ndeshjeje, shkruan Zëri.info.

Bardhi ka shënuar në minutat shtesë të ndeshjes kur rezultati ishte 1:1 për t’i dhënë fitoren skuadrës së Levantes me rezultat 2:1.
Bardhi në marsin e vitin 2020, do të jetë kundërshtar i Kosovës në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve që zhvillohet në shkup. /Zëri.info