Kosova fuqishëm u prezantua në Kampionatin Ballkanik

Kosova fuqishëm u prezantua në Kampionatin Ballkanik

Sport December 15, 2019 - 10:31
Detajet

Boksierja shqiptare Donjeta Sadiku ka arritur ta fitojë medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik që u mbajt në Antalia të Turqisë duke e prezantuar kështu Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme. Ky nuk ishte suksesi i vetëm i Kosovës pasi ajo arriti sukses duke fituar edhe disa medalje të tjera, shkruan Zëri.info.

E para në ring në kategorinë 64 kilogramë u paraqit Donjeta Sadiku e cila luftoi kundër boksieres vendore të Turqisë, fituese e medaljes se bronztë në kampionatin botëror Sema Caliskan. Donjeta tregoi formë të mirë dhe fitojë duke dëshmuar kështu se është e gatshme për kualifikimet për lojërat Olimpike 2020.

Pas Donjetës në ring boksieri i dytë u ngjitet Shpejtim Bajoku i cili edhe pse luftoi shumë u mposht ga boksieri turk duke mbetur kështu me medaljen e argjendtë.

Në fund ne ring u paraqit në 75kg. Besart Pireva kundër boksierit vendor Turk Sehat Guler ku në fund fitues i shpall boksieri turk duke bërë Pireva ta fitoi medaljen e argjendtë dhe të shpallet nënkampion Ballkanik .

Në ndeshjet finale drejtësinë ndau edhe gjyqtari ndërkombëtar i AIBA-s, Latif Demolli. /Zëri.info

Image