Zidane pyetet për ‘El Clasico’-n, befason me fjalët e tij

Zidane pyetet për ‘El Clasico’-n, befason me fjalët e tij

Sport December 15, 2019 - 11:48
Detajet

Zinedine Zidane ka thënë se momentalisht shqetësohet vetëm për ndeshjen ndaj Valencias, që luhet sonte, e jo atë ndaj Barcelonës, që zhvillohet të mërkurën, transmeton zeri.info

Barcelona dhe Real Madirdi do të përballen të mërkurën, por Zidane thotë se mendjen e ka te Valencia.

“Ne nuk jemi duke folur për këtë dhe atë që do të ndodhë të mërkurën. Ne jemi të shqetësuar vetëm për atë që do to ndodhë nesër (sonte) sepse është ndeshja jonë e radhës. Për mua, si trajner i Real Madridit dhe për të gjithë që punojnë këtu, ne jemi të interesuar vetëm për ndeshjen e nesërme (sotme). Ndeshja ndaj Valencias është nesër (sot) dhe është më e rëndësishmja për ne”, u shpreh Zidane./Zëri