Ekipi gjerman e lëshon fushën pas abuzimeve raciste

Ekipi gjerman e lëshon fushën pas abuzimeve raciste

Sport December 15, 2019 - 12:50
Detajet

Ekipi U-16 i Hertha Berlinit u largua nga fusha në ndeshjen kundër VfB Auerbach 1906, duke thënë se janë abuzuar në baza racore nga kundërshtari i tyre, transmeton zeri.info

Klubi gjerman ka thënë se disa lojtarë kanë qenë subjekt i abuzimit racor dhe ekipi u largua nga fusha në minutën e 68-të pas informimit të gjyqtarit.

“Ne dënojmë racizmin dhe diskriminimin në të gjitha format”, thuhet në komunikatën e Hertha Berlinit.

“në një situatë të tillë, vlerat dhe qëndrimi i qartë janë më të rëndësishme sesa fitorja apo humbja në fushë”, vijon më tej komunikata./Zëri