Mourinho me çdo kusht e do Vedat Muriqin te Tottenhami

Mourinho me çdo kusht e do Vedat Muriqin te Tottenhami

Sport December 15, 2019 - 13:31
Detajet

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës vazhdon të mbetet objektiv i shumë skuadrave evropiane.

Forma e tij e mirë te Fenerbahçe por edhe te Kosova ka bërë që shumë skuadra t’i duan shërbimet e tij, ndërsa më serioze duket të jetë Tottenhami i Jose Mourinhos.

Portugezi e pranoi dhe në konferencën e djeshme për shtyp se nuk ka stol për ta zëvendësuar dhe po mendon për merkaton.

Muriqi është një alternativë e mirë dhe e lirë në treg. Gazeta Milliyet shkruan se klubi anglez ka rritur iniciativën dhe sulmin drejt shqiptarit.

Fenerbahce nga krahu tjetër ka rritur çmimin për Muriqin, pasi do të arkëtojë nga shitja e tij jo më pak se 20 milionë euro.