PSG-ja do ta blejë Icardin në janar, por Wanda ka një kërkesë

PSG-ja do ta blejë Icardin në janar, por Wanda ka një kërkesë

Sport December 15, 2019 - 16:30
Detajet

Megjithëse zbarkoi në Paris në ditët e fundit të merkatos, Mauro Icardi ka konfirmuar të gjitha vlerat e tij. 12 gola në 15 prezenca janë prova më e mirë e cilësive të argjentinasit, për të cilin PSG-ja dëshiron të bëjë lëvizjen përfundimtare që në janar.

Klubi francez mendon ta paguajë klauzolën për ta bërë përfundimisht një lojtar të vetin sulmuesin. Ish-kapiteni i Interit së shpejti do të mbushë 27 vjeç dhe shihet si pasardhësi ideal i Edinson Cavanit (33 vjeç) në kryeqytetin e Francës.

Blerja e kartonit nga ana e parizienëve do të ishte diçka pozitive edhe për Icardin, i cili do të arkëtonte 10 milionë euro në sezon ndryshe nga 5.5 milionë eurot aktuale që merr aktualisht si lojtar i huazuar e që paguhet nga Interi.a

Çuditërisht, kundër kësaj nisme të PSG-së është Wanda Nara, e cila preferon që diskutimin e transferimit përfundimtar të partnerit ta lërë për në fundin e sezonit aktual, siç është rënë dakord edhe nga Interi e PSG.