Ndeshja Manchester United - Everton përfundon me rezultat të papritur

Ndeshja Manchester United - Everton përfundon me rezultat të papritur

Sport December 15, 2019 - 16:52
Detajet

Manchester Unitedi nuk ka arritur të nxjerrë asgjë më shumë se një barazim kundër Evertonit.

Në ndeshjen e zhvilluar në 'Old Trafford', Manchester Unitedi ka barazuar 1:1 me Evertonit, shkruan Zëri.info.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët përmes Victor Lindelof (autogol) në minutën e 36-të.

Ndërkaq, vendasit e gjetën golin e barazimit në minutën e 77=të përmes Mason Greenwood.

Image

Me këtë barazim, Man Unitedi mbetet në vendin e gjashtë me 25 pikë, kurse Evertoni në vendin e 16-të me 18 pikë.

Nga ana tjetër, Tottenhami ka regjistruar fitore të madhe ndaj Wolvesit.

Skuadra e Jose Mourinhos e ka mposhtur 1:1 skuadrën e Espiritos me golat e Lucas ('8) dhe Vertonghem ('90).

Me këtë fitore, Spurs ngriten në vendin e pestë me 27 pikë, kurse Wolvesi bie në vendin e tetë me 24 pikë./Zëri.info

Image