Humbja e hidhur e Fenerbahçes, kështu u vlerësua Vedat Muriqi

Humbja e hidhur e Fenerbahçes, kështu u vlerësua Vedat Muriqi

Sport December 15, 2019 - 17:31
Detajet

Fenerbahçe ka pësuar sot humbje të hidhur në kuadër të Superligës së Turqisë në futboll.

Në ndeshjen e javës së 15-të, Fenerbahçe u mposht nga lideri Sivasspor me rezultat 3:1, raporton Zëri.info.

Si në çdo ndeshje, edhe sot sulmuesi nga Kosova Vedat Muriqi ishte titullar për Fenerbahçen.

Muriqi luajti 90 minuta sot, por që nuk arriti ta shpëtojë skuadrën e tij nga humbja.

Nga faqja e mirënjohur për vlerësime, Muriqi mori notën 6.8.

Me këtë humbje, Feneri mbetet në vendin e pestë në tabelë me 25 pikë, tetë më pak se lideri Sivasspor që ka 33 sosh./Zëri.info

Image