Tri ndeshje interesante në Zvicër: Ngecin Zhegrova dhe Xhaka, Sion - Xamax e vendosin shqiptarët

Tri ndeshje interesante në Zvicër: Ngecin Zhegrova dhe Xhaka, Sion - Xamax e vendosin shqiptarët

Sport December 15, 2019 - 17:56
Detajet

Në kuadër të javës së 18-të në Superligën e Zvicrës në futboll, sot janë zhvilluar tri ndeshje tejet interesante.

Ndeshja mes Luganos dhe Young Boys përfundoi pa gola, përkundër shumë rasteve nga të dyja skuadrat, raporton Zëri.info.

Ndeshje interesante u zhvillua edhe në 'Swissporarena' mes Luzernit dhe Baselit.

Luzerni regjistroi fitore 2:1 ndaj Baselit, në një ndeshje ku luajtën shumë futbollistë shqiptarë.

Image

Te Baseli nga minuta e parë dhe deri në fund luajtën Edon Zhegrova dhe Taulant Xhaka, të cilët bën një paraqitje tejet solide.

Kurse, i shumëkërkuari nga Kosova, Kemal Ademi ishte vetëm në bankën rezervë sonte.

Te Luzerni nga fillimi e deri në fund luajti Idriz Voca, kurse Emini u inkuadrua në pjesën e dytë, derisa Shkëlqim Demhasaj nuk luajti fare.

Image

Për fund, ndeshjen Sion - Xamax e vendosën dy futbollistë shqiptarë.

Ndeshja në fjalë u mbyll me rezultat 1:1, ku për vendasit shënoi Pajtim Kasami, kurse për Xamaxin shënoi Taulant Seferi.

Renditja tabelore në Superligën zvicerane pas 18 javësh duket kështu:/Zëri.info

Image