Zhegrova e Xhaka kundër Vocës, kështu vlerësohen futbollistët nga Kosova pas derbit në Zvicër

Zhegrova e Xhaka kundër Vocës, kështu vlerësohen futbollistët nga Kosova pas derbit në Zvicër

Sport December 15, 2019 - 18:04
Detajet

Në kuadër të javës së 18-të në Superligën e Zvicrës në futboll, sot është zhvilluar një derbi shqiptarësh, raporton Zëri.info.

Në 'Swissporarena' është zhvilluar ndeshja mes Luzernit dhe Baselit.

Luzerni regjistroi fitore 2:1 ndaj Baselit, në një ndeshje ku luajtën shumë futbollistë shqiptarë, por pa shënuar ndonjë gol.

Te Baseli nga minuta e parë dhe deri në fund luajtën Edon Zhegrova dhe Taulant Xhaka, të cilët bën një paraqitje tejet solide.

Kurse, i shumëkërkuari nga Kosova, Kemal Ademi ishte vetëm në bankën rezervë sonte

Image

Te Luzerni nga fillimi e deri në fund luajti Idriz Voca, kurse Emini u inkuadrua në pjesën e dytë, derisa Shkëlqim Demhasaj nuk luajti fare.

Nga 'Sofa Score', Zhegrova u vlerësua me notën 6.6, Xhaka me notën 6.7, kurse te Luzerni, Voca u vlerësua me notën 6.6./Zëri.info

Image