E pabesueshme: Ish-futbollisti i Juventusit zëvendësohet pas 18 minutash lojë ndaj Man Unitedit, për një arsye qesharake

E pabesueshme: Ish-futbollisti i Juventusit zëvendësohet pas 18 minutash lojë ndaj Man Unitedit, për një arsye qesharake

Sport December 15, 2019 - 18:33
Detajet

Zëvendësuesi i Evertonit Moise Kean është 'shkatërruar' nga trajneri Duncan Ferguson kur u zëvendësua pas vetëm 18 minutash lojë ndaj Manchester Unitedit.

19-vjeçari u inkuadrua në lojë në minutën e 70-të në vend të Bernard, por që u largua pas 18 minutash duke u zëvendësuar me Oumar Niasse, shkruan Zëri.info.

Pas zëvendësimit, Kean u pa i frustruar tejmase derisa shkoi menjëherë në tunelin e stadiumit pa i përshëndetur bashkëlojtarët.

E gjithë kjo ka bërë që njerëzit të ngjallin debat në rrjetet sociale.

Duke folur pas barazimit 1:1 me Man Unitedin, Ferguson zbuloi se ai vendosi kështu për ta humbur kohën në 'Old Trafford'.

Kean, nga ana tjetër, ende nuk e ka gjetur golin tek Evertoni pas ardhjes nga Juventusi në verë për 22.5 milionë funte./Zëri.info