Presidenti i FFM-së tregon se ku mund të zhvillohet ndeshja Maqedoni - Kosovë

Presidenti i FFM-së tregon se ku mund të zhvillohet ndeshja Maqedoni - Kosovë

Sport December 15, 2019 - 23:04
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme në histori gjatë muajit mars të vitit 2020.

Në play-offin e Ligës së Kombeve, Kosova e Bernard Challandes do të luajë ndaj Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinale me synimin e vetëm - kualifikimin në 'Euro 2020', raporton Zëri.info.

Ndeshja në fjalë pritet të zhvillohet në Shkup, derisa edhe mbështetja ndaj 'Dardanëve' pritet të jetë e madhe.

Image

Muhamed Sejdini, kryetar i FFM-së, i zgjedhur në marsin e këtij viti, ka folur edhe për vendin potencial ku mund të zhvillohet kjo ndeshje.

Derisa stadiumi në Shkup shihet favorit, Sejdini thotë se ende nuk është vendosur.

"Nuk është vendosur ende zyrtarisht, por të mërkurën do të mblidhemi dhe do të diskutojmë, por kushtet më të mira i ka stadiumi në Shkup", ka thënë Sejdini në 'Dueli Sportiv'./Zëri.info