'Shpërthen' Ajet Shosholli: Trajnerët nuk duhet të bëjnë gjëra të tilla

'Shpërthen' Ajet Shosholli: Trajnerët nuk duhet të bëjnë gjëra të tilla

Sport December 15, 2019 - 23:29
Detajet

Çështja e 'jetëgjatësisë së trajnerëve' në klubet kosovare ka qenë tejet e përfolur viteve të fundit në futbollin kosovar.

Shumë trajnerë janë shkarkuar e larguar vetëm në stinorin vjeshtor të Superligës së Kosovës në futboll, raporton Zëri.info.

Në lidhje me këtë çështje, trajneri i mirënjohur kosovar Ajet Shosholli ka qenë gjithnjë i zëshëm.

Së fundmi, Shosholli në emisionin '2 me 1' ka thënë se trajnerët duhet të jenë parimorë.

Image

"Trajnerët duhet t'i kenë parimet e tyre, e jo vetëm të pranojnë ofertat pa ndonjë kusht", ka thënë fillimisht Shosholli, përcjell Zëri.info.

"Duhet t'i shikojnë kushtet dhe kontrata të jetë valide", u shpreh Shosholli.

"Mendoj se kemi trajnerë të mirë dhe kuadro, mos të bijmë trajnerë pa CV dhe të pa analizuar mirë", tregoi Shosholli.

"Kemi shumë raste ku shihen pas pak xhirosh se ka qenë një zgjedhje e pa qëlluar. Klubet të orientohen mirë", shtoi ai./Zëri.info