Guardiola - Barcelona, kjo është 'bomba' e mbrëmjes

Guardiola - Barcelona, kjo është 'bomba' e mbrëmjes

Sport December 15, 2019 - 23:44
Detajet

Barcelona është duke e vëzhguar me kujdes situatën e Pep Guardiolës te Manchester City, për një rikthim të mundshëm të trajnerit katalunas në klub.

Guardiola javën e kaluar mohoi se është duke e menduar ndërprerjen e bashkëpunimit me Manchester Cityn, shkruan Zëri.info.

Megjithatë sipas 'Daily Express', Barcelona është e vetëdijshme se ish-trajneri i tyre mund të largohet në vitin 2020.

Guardiola gjithnjë ka thënë se dëshiron t'i arrijë synimet e tij duke fituar Ligën e Kampionëve me Manchester Cityn, gjë të cilën ende s'e ka arritur.

Përveç kësaj, këtë sukses ai nuk e ka arritur as me skuadrën e tij paraprake Bayern Munich.

Ka zëra se Ernesto Valverde mund të largohet nga Barcelona në fund të edicionit në rast të dështimit në Ligën e Kampionëve.

Dhe Guardiola shihet kandidat potencial për këtë post.

Ndryshe, Guardiola ka pasur suksese të mëdha në 'Camp Nou' si trajner dhe futbolist, duke fituar dhjetë tituj të La Ligës, dhe tre të Ligës së Kampionëve./Zëri.info