Kështu shprehet Conte pas barazimit me Fiorentinën, e përmend edhe ndeshjen me Barçën

Kështu shprehet Conte pas barazimit me Fiorentinën, e përmend edhe ndeshjen me Barçën

Sport December 16, 2019 - 08:35
Detajet

Trajneri i Interit, Antonio Conte deklaroi se ekipi i tij meritoi më shumë pas barazimit 1:1 ndaj Fiorentinës të dielën, transmeton zeri.info 

Conte vendosi disa paralelizma mes ndeshjes me Fiorentinën dhe atë ndaj Barcelonës, të humbur 2:1 në Ligën e Kampionëve, duke thënë se skuadra e tij nuk e mori rezultatin e merituar në asnjërin takim.

“Këto janë ndeshje, ku ne nuk e morëm rezultatin që e merituam. Kundër Barcelonës, ne paguam për shpërdorimin e disa shanseve për të shënuar dhe lejimin e dy situatave ku mund të kishim bërë shumë më mirë. Ishte një përgjigje e fortë nga skuadra. Është zhgënjyese për barazimin e vonshëm sepse ne merituam më shumë, si sonte (e diel) dhe ndaj Barcelonës”, tha Conte./Zëri