Depay humb Evropianin?

Depay humb Evropianin?

Sport December 16, 2019 - 08:50
Detajet

Ylli i Lyonit, Memphis Depay ka këputur ligamentin kryqëzor anterior dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë më për klubin francez gjatë këtij edicioni, derisa në dyshim është edhe paraqitja e tij në Kampionatin Evropian që mbahet në verën e ardhshme, transmeton zeri.info 

Sulmuesi, i cili u lëndua në humbjen 1:0 në shtëpi ndaj Rennesit, ishte duke shijuar një edicion fantastik në ligën franceze, derisa kishte realizuar 9 gola dhe 2 asistime në 13 ndeshje, por do të jetë së paku 6 muaj jashtë fushave të gjelbra.

“Ai është kapiteni ynë dhe unë jam i pikëlluar për të”, u shpreh drejtori sportiv i Lyonit, Juninho.

Mungesa e mundshme e Depayt te Holanda në Evropian do të jetë e dhimbshme për “tulipanët”./Zëri