Interi kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë

Interi kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë

Sport janar 14, 2020 - 22:41
Detajet

Interi është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë pas fitores ndaj Cagliarit, shkruan zeri.info

Ekipi i Antonio Contes triumfoi me shifrat 4:1.

Vendasit kaluan në epërsi qysh pas 21 sekondave lojë me anë të Romelu Lukakut.

Ndërkohë, shifrat në 2:0 i çoi Borja Valero në minutën e 22-të, derisa pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Interi e trefishoi epërsinë me anë të Lukakut (49’), gjersa rezultatin në 3:1 e ngushtoi Christian Oliva në minutën e 72-të.

Rezultatin përfundimtar 4:1 e vulosi Andrea Ranocchia në minutën e 80-të.

Interi në çerekfinale do të luajë me fituesin e takimit Fiorentina – Atalanta./Zëri