Sulmuesi i Shqipërisë kalon te Barcelona, zbulohen detajet e transferimit

Sulmuesi i Shqipërisë kalon te Barcelona, zbulohen detajet e transferimit

Sport January 15, 2020 - 15:21
Detajet

Sulmuesi 22-vjeçar i Albacetes, Rey Manaj do të jetë përforcimi i parë i Barcelonës B për këtë afat kalimtar.

Sulmuesi shqiptar do të arrijë te klubi katalunas në huazim me mundësi të blerjes në fund të edicionit, raporton ‘Mundodeportivo’, përcjell Zëri.info.

Manaj do të arrijë sot ose nesër në barcelonë.

Gjatë ditës së sotme, Manaj nuk ka stërvitur me Albaceten, teksa ai ka dhënë lamtumirën shokëve të skuadrës.

Manaj pritet t’iu nënshtrohet testeve mjekësore të premten në ‘Ciutat Esportiva del Barça’ e më pas do ta nënshkruajë kontratën e tij në ‘Camp Nou’./Zëri.info

Image