Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
E bujshme, futbollisti shqiptar afër marrëveshjes me Juventusin

E bujshme, futbollisti shqiptar afër marrëveshjes me Juventusin

Sport January 15, 2020 - 18:42
Detajet

Sulmuesi shqiptar, Xhakomo Vrioni është shumë afër kalimit te Juventusi, shkruan “Sky Sport Italia”, transmeton zeri.info

Vrioni nuk po gjen hapësira te skuadra e Cittadellës - ku është i huazuar nga Sampdoria - në Serie B dhe me shumë gjasa do të largohet për t’iu bashkuar Juventusit.

Bëhet fjalë për ekipin U-23 të bardhezinjve, që garon në Serie C.

Sipas “Sky Sport Italia”, Juventusi dhe Sampdoria janë duke negociuar së bashku, teksa në ditët në vijim, mund të vijë dhe transferimi i Vrionit drejt bardhezinjve./Zëri

Image