Gjilani zbarkon në Turqi

Gjilani zbarkon në Turqi

Sport January 17, 2020 - 13:56
Detajet

Gjilani ka zbarkuar në tokën turke për t’i mbushur “bateritë” para stinorit pranveror të Superligës.

Ekipi i udhëhequr nga kryetrajneri Gentian Mezani, ditën e sotme ka rifilluar punën, me objektiv të përgatitjes sa më të mirë të skuadrës për pjesën pranverore në këtë edicion.

Skuadra në mëngjesin e sotëm zhvilloi seancën e parë stërvitore e cila zgjati për rreth 2 orë, njofton Gjilani.

Image

Ushtrimet fizike dhe ato taktike, ishin programi i shtabit teknik të vendosura për futbollistët e skuadrës së Gjilanit.

Futbollistët të udhëhequr nga kryetrajneri Mezani me stafin e tij, stërvitjet do ti vijojnë me nga dy seanca në ditë, ku po punohet me ritme mjaft të kënaqshme.

Image

Gjatë qëndrimit në Turqi, skuadra e Gjilanit do ti luaj disa ndeshje kontrolluese, ndërsa e para do të jetë ajo kundër skuadrës Neftchi Kochkor e cila militon në elitën e futbollit të Kirgistanit, ndeshje e cila do të zhvillohet të dielën me 19 Janar.

Kujtojmë se në Turqi ndodhet edhe skuadra e Ballkanit, kurse të dielën në Antalia do të zbarkojë edhe FC Prishtina.