ZYRTARE: Arsim Abazi emërohet trajner i këtij ekipi

ZYRTARE: Arsim Abazi emërohet trajner i këtij ekipi

Sport January 17, 2020 - 14:00
Detajet

Trajneri ferizajas, Arsim Abazi, është bërë me skuadër të re gjatë ditës së enjte.

Ai është konfirmuar në krye të stolit të Vitisë.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Vitisë.

Skuadra bardhekaltër do të luftojë për mbijetesë gjatë këtij edicioni në Ligën e Parë.

Ndryshe, Abazi ka qenë trajner i disa skuadrave të elitës, më së shumti i Ferizajt.

“Sot presidenti i klubit Florent Emini arriti marrëveshje me trajnerin Arsim Abazi qe te jetë ne krye te shtabit teknik”, njoftuan vitiasit.