Ujqit sulmojnë trajnerin e skuadrës së Premier Ligës, e pabesueshme si shpëton

Ujqit sulmojnë trajnerin e skuadrës së Premier Ligës, e pabesueshme si shpëton

Sport January 17, 2020 - 19:53
Ai i ka mbijetuar sulmit të një kopeje ujqish gjatë pushimeve në Rumani

Nuk ka histori më motivuese sesa ajo e trajnerit të Watfordit, Nigel Pearson, për t’u treguar futbollistëve të tij që të kalojnë vështirësitë.

Ai i ka mbijetuar sulmit të një kopeje ujqish gjatë pushimeve në Rumani dhe këtë histori e ka treguar për herë të parë ish-trajneri i kombëtares U-21 të Anglisë, Stjuart Pirs, i cili e kishte asistent të tij Pearsonin.

Pirs u tregonte lojtarëve të tij sesi Pearson gjatë pushimeve në Transilvani dilte shëtitje, pavarësisht paralajmërimeve për rrezikun që vinte nga ujqërit dhe arinjtë.

Dhe papritur, ai e gjeti veten të rrethuar nga një tufë ujqish. Në përleshje me ta, ai arriti t’u shpëtonte egërsirave, pasi i nxori syrin njërit dhe i theu nofullën një tjetri. Histori e pabesueshme, që ai duhet ta rikujtojë herë pas here në dhomën e zhveshjes së Watfordit.