Grezda paraqitet titullar në skuadrën e re

Grezda paraqitet titullar në skuadrën e re

Sport January 17, 2020 - 22:22
Shqiptari u aktivizua titullar në triumfin 0:2 që skuadra e tij arriti në miqësoren ndaj gjermanëve të Nurenbergut

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Eros Grezda, u rikthye te skuadra kroate e Osijekut, pas aventurës jo fort pozitive te skuadra e Rangers në Skoci.

Shqiptari u aktivizua titullar në triumfin 0:2 që skuadra e tij arriti në miqësoren ndaj gjermanëve të Nurenbergut.

Vlen për t’u përmendur fakti, se golin e parë për skuadrën e Osijekut, e realizoi ish-ylli i Tiranës, Merveil Ndokyt, i cili në vitin 2017 u shit te spanjollët e Getafes për plot 400 mijë euro.

21-vjeçari aktivizohet si i huazuar te klubi kroat dhe do të jetë shok skuadre me Grezdën.