Suso largohet nga Milani, skuadra e madhe spanjolle vihet pas tij

Suso largohet nga Milani, skuadra e madhe spanjolle vihet pas tij

Sport January 17, 2020 - 23:38
Roma ishte përfolur si destinacioni më i mundshëm, por së fundmi një emër i ri ka dalë në skenë

Mesfushori spanjoll Suso nuk është i kënaqur në “San Siro”, kjo edhe për shkak të tifozëve, me milanistët që nuk e duan më në ekip.

Roma ishte përfolur si destinacioni më i mundshëm, por së fundmi një emër i ri ka dalë në skenë.

Bëhet fjalë për Valencian. “Radio Marca” shkruan se klubi nga “Mestalla” e pëlqen shumë Suson dhe do të nisë kontaktet e para me Milanin.

Ashtu si Valencia edhe mëngjarashin e tërheq shumë ideja për të luajtur në La Liga.