Ismajl Ajeti zgjedhet përfaqësues i Rajonit të Prishtinës në Komitetin Ekzekutiv të FFK-së

Ismajl Ajeti zgjedhet përfaqësues i Rajonit të Prishtinës në Komitetin Ekzekutiv të FFK-së

Sport January 18, 2020 - 13:35
Prej 22 delegatëve të pranishëm, 19 votuan pro Ajetit

Ismajl Ajeti ka fituar edhe një mandat për të përfaqësuar drejtuar Lidhjen Rajonale të Prishtinës.

Në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur sot, Ajeti fitoi edhe një mandate.

Prej 22 delegatëve të pranishëm, 19 votuan pro Ajetit, shkruan Gazeta Olle.

Kundër ishte delegati Fetah Veliu nga SHF Vigani, ndërsa abstenuan KF Llapi dhe KF Feronikeli.

Ajeti do ta përfaqësojë Prishtinën në Komitetin Ekzekutiv të FFK-së në katër vitet e ardhshme.

Kuvendi u mbajt sot në zyret e Federatës së Futbollit të Kosovës. /Zëri.info