Arsenal vendos për të ardhmen e Shkodran Mustafit

Arsenal vendos për të ardhmen e Shkodran Mustafit

Sport January 18, 2020 - 13:50
Ardhja në krye të skuadrës së trajnerit spanjoll Mikel Arteta, duket se i ka ndryshuar gjërat krejtësisht

Granit Xhaka u tha se nuk ka të ardhme tek Arsenali pas krisjes së raporteve që kishte me tifozët anglezë. E njëjta gjë u tha edhe për futbollistin tjetër shqiptar të Arsenalit Shkodran Mustafi por për këtë jo që ka telashe me tifozë por për shkak që nuk po gjen hapësira, shkuarun Zëri.info.


Megjithatë, ardhja në krye të skuadrës së trajnerit spanjoll Mikel Arteta duket se gjërat ndryshuan krejtësisht.

Xhaka tash mbetet titullar i padiskutueshëm, derisa edhe Mustafi duket se do të vazhdojë të mbetet pjesë e skuadrës pasi kështu dëshiron trajneri.

“Ne nuk kemi folur për të ardhmen e Mustafit. Unë e kam njohur atë që nga koha kur isha në Everton. Unë e di se çfarë mund të bëjë. Unë e di historinë e tij në këtë klub, por varet nga ai nëse dëshiron të mbetet” ka thënë Arteta për mediet angleze. /Zëri.info