Drejtori sportiv i Prishtinës: Është befasi që nuk jemi kampion vjeshtor

Drejtori sportiv i Prishtinës: Është befasi që nuk jemi kampion vjeshtor

Sport January 18, 2020 - 15:30
Prishtina nesër udhëton drejt Antalias atje ku do të qëndrojë për 11 ditë në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror

Drejtori sportiv i FC Prishtina, Granit Begolli është i ftuari i sotëm në emisionin 'Rock n'Roll Football', i cili transmetohet në Radio Prishtina.

Prishtina nesër udhëton drejt Antalias atje ku do të qëndrojë për 11 ditë në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror.

Prishtina këtë edicion është në luftë për dy trofetë, titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës, kjo edhe ka bërë që skuadra të mobilizohet maksimalisht pasi është e vetëdijshme për punën e madhe që i pret.

“Duhet të them se Prishtina është befasi që nuk është në pozitën e parë pasi gjithmonë luftohet për trofe aty. Gjithsesi, ne jemi në garë për titull por edhe për Kupë dhe duhet të jemi të kënaqur. Sa i përket kampionit vjeshtor, Ballkani duhet pranuar që është me meritë aty”, ka thënë Begolli. /Zëri.info