Drejtori sportiv i FC Prishtinës: Nuk duam ta prishim grupin me shumë prurje

Drejtori sportiv i FC Prishtinës: Nuk duam ta prishim grupin me shumë prurje

Sport January 18, 2020 - 15:41
Prishtina këtë edicion është në luftë për dy trofetë, titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës

Drejtori sportiv i FC Prishtina, Granit Begolli është i ftuari i sotëm në emisionin 'Rock n'Roll Football', i cili transmetohet në Radio Prishtina.

Prishtina nesër udhëton drejt Antalias atje ku do të qëndrojë për 11 ditë në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror.

Prishtina këtë edicion është në luftë për dy trofetë, titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës, kjo edhe ka bërë që skuadra të mobilizohet maksimalisht pasi është e vetëdijshme për punën e madhe që i pret.

“Në këtë fazë nuk duhet të bëhen shumë ndryshime sa i përket prurjeve. Në afatin kalimtar të dimrit ndërhyhet vetëm në raste emergjente. Ne e kemi parë si të nevojshme prurjen e sulmuesit Otto John dhe bashkë me trajnerin e kemi sjellë atë dhe mendojmë se nuk kemi nevojë më për prurje tjera pasi nëse bëjmë shumë ndërhyre në këtë kohë mund ta prishim grupin”, ka thënë Begolli në 'Rock n'Roll Football', përcjell Zëri.info.

“Ne tash po mendojmë vetëm për shtigje afat gjate dhe talenteve të rinj që i kemi do t’u vazhdojmë kontrata vetëm afatgjate. Gjithsesi, klubi asnjëherë nuk i pengon lojtarët e rinj të dalin në Evropë kur marrin oferta madje ne i mbështesim në këtë gjë”. /Zëri.info