Ish futbollisti i Prishtinës parashikon ndeshjen Maqedonia – Kosova

Ish futbollisti i Prishtinës parashikon ndeshjen Maqedonia – Kosova

Sport January 18, 2020 - 15:48
Begolli ka folur edhe për ndeshjen që Kosova do ta zhvillojë me Maqedoninë e Veriut në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve.

Drejtori sportiv i FC Prishtina, Granit Begolli është i ftuari i sotëm në emisionin 'Rock n'Roll Football', i cili transmetohet në Radio Prishtina.

Prishtina nesër udhëton drejt Antalias atje ku do të qëndrojë për 11 ditë në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror.

Prishtina këtë edicion është në luftë për dy trofetë, titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës, kjo edhe ka bërë që skuadra të mobilizohet maksimalisht pasi është e vetëdijshme për punën e madhe që i pret.

Begolli ka folur edhe për ndeshjen që Kosova do ta zhvillojë me Maqedoninë e Veriut në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve.

“Maqedonia është një kundërshtar shumë i fortë dhe nuk do të doja ta kishim kundërshtar në këtë fazë. Ajo ka lojtarë që luajnë në nivele shumë të larta dhe janë shumë cilësorë. Ne duhet të jemi në ditën më të mirë për ta mundur. Nëse e kalojmë Maqedoninë e Veriut do të jemi gjithsesi në Evropian”, ka thënë Begolli në 'Rock n'Roll Football', përcjell Zëri.info. /Zëri.info

Image