Lëndohet mbrojtësi shqiptar i Veronas

Lëndohet mbrojtësi shqiptar i Veronas

Sport January 19, 2020 - 15:55
Mbrojtësi shqiptar ka lënë fushën e lojës në minutën e 25-të

Marash Kumbulla është dashur ta mbyllë para kohe takimin e sotëm kundër Bolognas. Mbrojtësi shqiptar ka lënë fushën e lojës në minutën e 25-të  për t’i lënë vendin lojtarit Davidoviç. Arsyeja ka qenë një problem me syrin e futbollistit 19-vjeçar pas një përplasje me nj nga kundërshtarët e tij.

 

Kjo ka bërë që trajneri Juriç të detyrohet ta largojë Kumbullën, për të shmangur ndërlikime të tjera. Ndërkohë mbrojtësi shqiptar ka qenë një element kyç për prapavijën e Veronës këtë sezon dhe me paraqitjet e tij të mira ka tërhequr pas vetes interesin e shumë klubeve të mëdha evropiane. Te Verona titular po luan futbollisti tjetër shqiptar Amir Rrahmani.