Infektuar: 1123
Shëruar: 847
Vdekur: 30
Muriqi ka një përgjigje të ashpër për ata që e akuzojnë se e mori kartonin e kuq me qëllim

Muriqi ka një përgjigje të ashpër për ata që e akuzojnë se e mori kartonin e kuq me qëllim

Sport January 19, 2020 - 16:20
Muriqi ishte protagonist kryesor në fitoren që Fenerbahce e shënoi si mysafirë ndaj Gazientepes me rezultat 2:0

Futbollisti më në formë i Përfaqësueses së Kosovës Vedat Muriqi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në kampionatin turk.

Ai ishte protagonist kryesor në fitoren që Fenerbahce e shënoi si mysafirë ndaj Gazientepes me rezultat 2:0 ku shënoi gol dhe asistoi.

Megjithatë sulmuesi gjigant i Kosovës u përjashtua nga ndeshja në të 95 minutë pasi mori karton të kuq pas dy të verdhëve, shkruan Zëri.info.

Analistët po e akuzojnë se e ka bërë me qëllim në mënyrë që të pushoj për një javë.

“Asgjë nuk ka të vërtetë. Unë e godita pak topin me qëllim që të vonohet paksa loja. Po të ishte e planifikuar, në momentin e realizimit të golit, do ta hiqja fanellën. Unë vazhdoj të jap kontributin tim në synimin kryesor të ekipit, titullin e kampionit”, tha Muriqi. /Zëri.info