'Zilja e teposhtzës' për Interin, barazon me skuadrën e renditur në vendin e 17-të në tabelë

'Zilja e teposhtzës' për Interin, barazon me skuadrën e renditur në vendin e 17-të në tabelë

Sport January 19, 2020 - 16:58
Në ndeshjen e zhvilluar në 'Via del Mare', Interi ka barazuar si mysafir i Lecces me rezultat, 1:1

Interi ka zhgënjyer tifozët në ndeshjen e sotme përballë Lecces.

Në ndeshjen e zhvilluar në 'Via del Mare', Interi ka barazuar si mysafir i Lecces me rezultat, 1:1, shkruan Zëri.info.

Përkundër rasteve nga të dyja skuadrat, pjesa e parë u mbyll pa gola.

Image

Ndërkaq, pjesën e dytë më mirë e nisën mysafirët që shënuan përmes Bastonit për 0:1 në minutën e 72-të.

Ndërkaq, Lecce nuk u dorëzua dhe shënoi golin e barazimit pas pesë minutash përmes Mancosut.

Përkundër tentimeve nga Interi, ndeshja në fund u mbyll me rezultat, 1:1.

Image

Pas 20 ndeshjeve, Interi mbetet në vendin e dytë në tabelën e Serie A me 47 pikë, kurse Lecce në vendin e 17-të me 16 sosh./Zëri.info