Keq e më keq për Aro Muriç

Keq e më keq për Aro Muriç

Sport January 19, 2020 - 17:28
Skuadra e Sabri Lamouchit fitoi me rezultat solid, 3:1 kundër Luton Town

Nottingham Foresti ka vazhduar me fitore në kuadër të Ligës së Dytë angleze, e njohur si 'Championship'.

Skuadra e Sabri Lamouchit fitoi me rezultat solid, 3:1 kundër Luton Town, shkruan Zëri.info.

Edhe në këtë ndeshje, portieri i Kosovës, Arijanet Muriç nuk kishte vend te skuadra e Nottinghamit.

Madje, Muriç nuk ishte as në bankën rezervë në skuadrën e Lamouchit për këtë sfidë.

Krejt kjo për shkak se trajneri nuk beson më në portierin shqiptar, i cili pritet të largohet këtë muaj nga Nottinghami.

Ndryshe, Muriç është paraqitur në pesë ndeshje këtë edicion te Nottinghami, në të gjitha garat./Zëri.info