Bayern Munich i pamëshirshëm ndaj Hertha Berlinit, mrekulli për futbollistin nga Kosova

Bayern Munich i pamëshirshëm ndaj Hertha Berlinit, mrekulli për futbollistin nga Kosova

Sport January 19, 2020 - 17:35
Skuadra e Hansi Flick e ka mposhtur Hertha Berlinin me rezultat të thellë, 0:4, në 'Olympiastadion'

Bayern Munich e ka nisur për mrekulli vitin 2020, në kampionatin elitar gjerman, Bundesliga.

Skuadra e Hansi Flick e ka mposhtur Hertha Berlinin me rezultat të thellë, 0:4, në 'Olympiastadion', shkruan Zëri.info.

Pjesa e parë ishte më e qetë dhe përfundoi pa gola, përkundër tentimeve të shumta nga mysafirët.

Image

Në pjesën e dytë, Thomas Muller ('60), Robert Lewandowski ('73), Thiago ('76) dhe Ivan Perisic ('84) shënuan golat për bavarezët.

Në këtë ndeshje, minuta kishte edhe për futbollistin nga Kosova, Leon Dajaku.

Image

Dajaku u inkuadrua nga Flick në minutën e 80-të duke luajtur rreth dhjetë minuta.

Pas 18 javësh, Bayern Munich ngritet në vendin e dytë në tabelë me 36 pikë, kurse Hertha mbetet në vendin e 14-t me 19 pikë./Zëri.info

Image