'Ti je m*ti i qytetit tonë', Antonio Conte 'tmerrohet' nga tifozët vendas sot

'Ti je m*ti i qytetit tonë', Antonio Conte 'tmerrohet' nga tifozët vendas sot

Sport January 19, 2020 - 18:12

Interi ka zhgënjyer tifozët në ndeshjen e sotme përballë Lecces.

Në ndeshjen e zhvilluar në 'Via del Mare', Interi ka barazuar si mysafir i Lecces me rezultat, 1:1, shkruan Zëri.info.

Në këtë ndeshje, një pankartë e shpalosur nga tifozët e Lecces ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale.

Image

Tifozët vendas sot e kanë goditur trajnerin e Interit, Antonio Contes me fjalët:

"Ti je njeri pa identitet, ti je m*ti i qytetit tonë".

Pas 20 ndeshjeve, Interi mbetet në vendin e dytë në tabelën e Serie A me 47 pikë, kurse Lecce në vendin e 17-të me 16 sosh./Zëri.info

Image