ZYRTARE: Faruk Statovci bëhet me skuadër të re

ZYRTARE: Faruk Statovci bëhet me skuadër të re

Sport January 19, 2020 - 21:02

Faruk Statovci është prezantuar në postin e trajnerit te Bashkimi i Koretinit.

Ish-futbollisti i mirënjohur kosovar ka pranuar ta drejtojë skuadrën e Ligës së Dytë, raporton Zëri.info.

Synimi primar i skuadrës nga Kamenica nën urdhrat e Statovcit është inkuadrimi në Ligën e Parë.

Njoftimi i plotë:

KF Bashkimi ka arritur marrveshjen me trejnerin e mirenjohur kosovar Faruk Statovci. Statovci si punëtor i dalluar sportiv ka qenë lojtar në klube të mirënjohura futbollistike në Kosovë dhe jasht saj. Ne vazhdojm me punë drejt synimeve për rikthimin në ligën e parë.Ditëve në vazhdim na presin befasi të këndshme, me zyrtarizime të reja!”.

Statovci ditë më parë u largua nga Minatori i Magurës, dhe tani i është bashkuar Bashkimit./Zëri.info