Eroll Salihu rikthehet ta komentojë 'hallakamën' e Arianit Ahmetit: Ju tregoj se çfarë dëmi ka shkaktuar ai

Eroll Salihu rikthehet ta komentojë 'hallakamën' e Arianit Ahmetit: Ju tregoj se çfarë dëmi ka shkaktuar ai

Sport January 19, 2020 - 21:25

Njeriu i dytë në Federatën e Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu është kthyer të flasë edhe njëherë për 'hallakamën' e krijuar muajve të fundit në shtëpinë më të madhe të futbollit kosovar.

Protagonist i gjithë kësaj 'hallakame' ishte Arianit Ahmeti, ish-zëvendës/sekretar në FFK, i cili pretenton se kryetari aktual, Agim Ademi ka mandat deri këtë muaj, raporton Zëri.info.

Megjithatë, një gjë e tillë është mohuar nga Federata, e cila tashmë e ka përjashtuar Ahmetin nga të gjitha aktivitetet e futbollit në Kosovë, teksa Salihu thotë se ai e ka 'bllok' në të gjitha postet e futbollit kosovar.

Image

“Ahmetin e kam shkarkuar vetë, e kam përjashtuar nga organizata e futbollit. Ai s’mund të marrë asnjë post më, madje as në klube sepse është i përjashtuar”, ka thënë Salihu në 'Arena Sportive', përcjell Zëri.info.

Tutje, Salihu ka folur edhe për dëmet që Ahmeti ia ka shkaktuar futbollit kosovar.

"Ahmeti nuk e ka kupton se çfarë dëmi i ka shkaktuar futbollit kosovar. Ata i kanë prishur shumë klube mes vete", deklaroi ai./Zëri.info