Eroll Salihu konfirmon një mysafir special në ndeshjen Maqedoni e Veriut - Kosovë

Eroll Salihu konfirmon një mysafir special në ndeshjen Maqedoni e Veriut - Kosovë

Sport January 19, 2020 - 21:30

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka zbuluar se presidenti i shtëpisë më të madhe në të futbollit evropain UEFA, Aleksander Çeferin do te jetë i pranishëm në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, Maqedoni e Veriut - Kosovë, shkruan Zëri.info. 

Kjo ndeshje do të luhet më 26 mars në Shkup. 

"Presidenti Aleksander Çeferin ka konfirmuar se do të jetë prezent në këtë ndeshje. Kjo sfidë konsiderohet e rrezikshmërisë së lart, por besoj dhe shpresoj se do të kalojë pa probleme", ka thënë Eroll Salihu për emisionin "Arena Sportive" në RTK, përcjell Zëri.info.

Fituesi i ndeshjes Maqedoni e Veriut - Kosovë përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër Bjellorusi - Gjerogji ku fituesi do ta sigurojë një biletë për Kampionatin Evropian "Euro 2020". /Zëri.info

Image