Ish-futbollisti i mirënjohur zbulon se kjo gjë është e dëmshme në futbollin e Kosovës

Ish-futbollisti i mirënjohur zbulon se kjo gjë është e dëmshme në futbollin e Kosovës

Sport January 19, 2020 - 23:29

Skuadrat elitare kosovare kanë nisur përgatitjet jashtë vendit para nisjes së stinorit pranveror në futbollin e Kosovës.

FC Prishtina, Drita, Gjilani dhe Ballkani ndodhen në Turqi, derisa Llapi në Shqipëri, kurse Feronikeli ende nuk ka udhëtuar, raporton Zëri.info.

Shumë prej tyre po zhvillojnë edhe ndeshje miqësore, derisa optimizmi i tyre është i madh për stinorin pranëveror.

Ish-futbollisti i mirënjohur kosovar, Muhamet Dragusha, ka thënë se pauza e gjatë është e dëmshme në futbollin kosovar.

"Pauza e gjatë ndikon negativisht. Po flas për të kaluarën, kur kemi pauzuar tre muaj, dhe jemi ankuar", ka thënë Dragusha në 'Dueli Sportiv', përcjell Zëri.info.

"100 përqind profesionalizmi nuk ka arritur në Kosovë, pasi nëse do të ishte, nuk do të kishte munguar asgjë", vlerësoi ai.

"Por, siç kemi qenë, jemi më mirë. Nuk e kemi ditur as çfarë është fizioterapeut e përgatitës fizik", shtoi Dragusha./Zëri.info